Lionel Messi më në fund fiton një trofe me Argjentinën (FOTO/VIDEO)

Lionel Messi më në fund e ka marrë në duar në një trofe ndërkombëtar me Argjentinën, kur sot e mundi Brazilin për të fituar Superclasico de las Americas.

Superylli i Barcelonës shënoi golin e vetëm të ndeshjes, pasi fillimisht humbi penalltinë, pastaj nga topi i kthyer shënoi në portën e Alisson.

Por, përkundër një futbolli mjaft zhgënjyes për 90 minuta, Messi më në fund e ngriti një trofe ndërkombëtar më në fund.

Superclasico de las Americas – ose Superklasikja e Amerikës – është zhvilluar mes vetëm dy ekipe, Brazilit dhe Argjentinës dhe në të vërtetë vlerësohej si një ndeshje miqësore.

Kjo Superkupë u themelua në vitin 2011 dhe është luajtur pesë herë, me Brazilin që ka fituar katër edicionet e mëparshme.

Por viti 2019 është viti i Messit.

Në fakt, disa tifozë madje pretendojnë në mediat sociale se Superclasico de las Americas mban aq vlerë sa Liga e Kombeve të UEFA-së, të cilën Cristiano Ronaldo e fitoi verën e kaluar.

FOTO:

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu