Liqeni i Ohrit ka nevojë për sistem kolektor tërësisht të ri

Liqeni i Ohrit ka nevojë për sistem kolektor tërësisht të ri, jo për rehabilitim të atij ekzistues, paralajmërojnë aktivistët e mjedisit. Sipas tyre, kjo është më se e nevojshme sepse kolektori ekzistues është projektuar me kapacitet për 60 mijë banorë. Por vitet e fundit, me urbanizimin masiv dhe shtimin e banesave, numri i njerëzve është disa herë më i lartë, andaj kolektori nuk mund ta përballojë presionin.

“Është e qartë se nuk mund të durojë më. Sidomos tani, kur shohim se për shkak të ndryshimeve klimatike ka reshje të papritura të paplanifikuara çdo 10-15 minuta. Për këtë kemi qenë dëshmitar edhe këtu në Ohër. Jo ky kolektor, por edhe dhjetë kolektorë uk mund ta pranojnë këtë ujë”, tha Boris Stojanoski- shoqëria ekologjike Grashnica.

Për shkak të kësaj, ka ndodhur që ujërat e zeza të derdhen në liqen, por ka pasur edhe përzierje të ujërave fekal me ato atmosferik.

“Ky kolektor duhet të jetë me pengesë, që të kalojë kamioni brenda ndërsa u bë krejt ndryshe. Në pjesën nga qendra drejt Strugës kemi informacione se gjendja është kritike. Edhe në pjesët e tjera, afër Shën Naumit nuk kemi, afër Trpejcës gjithashtu nuk kemi”, shtoi ai.

Alsat së fundmi bëri të ditur se një pjesë e ujit në liqenin e Ohrit, sipas analizave të Qendrës për shëndet publik, është i kategorisë së tretë dhe të pestë. Problem shtesë është se vetëm në 20% të territorit të Ohrit, kanalizimi atmosferik është i ndarë nga ujërat e zeza fekale.

“Kudo në qytet, ujërat e zeza janë të lidhura me ujërat atmosferik dhe kur të ketë reshje të dendura, atëherë çdo gjë kalon nëpër gypat që janë për ujërat atmosferik. Shpresoj të zgjidhet shpejt”, u shpreh Lidija Simonovska- Qendra për shëndet publik.

Seksioni nga Elen Kamen deri në Radozhdë të Strugës ende nuk është i mbuluar me asnjë kolektor, ashtu si edhe Tërpejca, Gradishta dhe Lubanishta në Ohër, të cilat janë ende me gropa septike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu