Lista e kandidatëve për këshilltar komunal në Kumanovë, mes tyre edhe shqiptarë

LSDM ka publikuar listën e kandidatëve për këshilltarë komunal në Kumanovë, ku mes tyre janë edhe kandidatë shqiptarë, por edhe të komuniteteve tjera etnike.

Bartëse e listës për këshilltarë sërish do të jetë Atina Murgashanska, juriste, e cila deri tani ushtroi postin e kryetares së këshillit komunal, përcjell INA.

Në listën e këshilltarëve janë edhe kandidatët shqiptarë: Luljeta Milaimi, Bajram Selmani, ndërsa pjesë e saj janë edhe këshilltarë të komuniteteve të tjera si: Samet Salievski, Suzana Mançiq, Sasho Maniq, etj.

Kandidat për kryetar i kësaj partie është Oliver Ilievski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu