Lista Serbe garon me dy persona me probleme me ligjin

Lista zgjedhore e kandidatëve për deputetë të Listës Serbe rezulton të ketë, nga gjithsej 20, një kandidat të dënuar për mosraportim të pasurisë. Në hulumtimin e Insitutit të Kosovës për Drejtësi, njoftohet se ky kandidat është dënuar me gjobë prej 500 eurosh.

Gjetjet e hulumtimit të IKD-së tregojnë se në listën zgjedhore të Listës Serbe, nga 20 kandidatë për deputetë, rezulton se një (1) kandidat i saj është i dënuar me 500 euro gjobë me aktgjykim të formës së prerë për veprën penale ‘Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, thuhet në hulumtimin e IKD-së.

Njoftohet se në këtë listë për kandidat për deputet është edhe një kandidat tjetër cili ka aktakuzë aktive, “pasi ai është dënuar nga gjykata e shkallës së parë, mirëpo ndaj tij akoma nuk ka vendim nga Gjykata e Apelit, si gjykatë e shkallës së dytë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu