Lista Serbe gjen një shkas për telashet e Vucic: Ai po sulmohet për shkak të qëndrimit të tij të fortë për Kosovën

Për krimin e organizuar në Serbi dhe problemet e Vucic me të, Lista Serbe, disi manovruan e dolën me një deklaratë ku fajësuan Kosovën. Kjo parti serbe në Kosovë ka dalë me deklaratë të fortë mbështetjeje për presidentin serb Aleksadar Vucic të cilin e barazoi me gjithë Serbinë madje, e që po përballet me presion publik në Serbi për shkak të luftës që ka nisur kundër krimit të organizuar, por i solli telashe Vucic pasi vet krye mafiozi Velja Nevolja e akuzuoi se ai ju ka kërkuar favore.

Kjo parti serbe që akuzohet shpesh që dominon me dorë të hekurt jetën e komunitetit serb në Kosovë – edhe krimin e organizuar- i ofroi mbështetje të fuqishme presidentit Vucic në luftën kundër krimit të organizuar dhe çdo krimi tjetër të cilët sipas tyre që nga 2012’ta kanë mbajtur Serbinë dhe qytetarët e saj si peng të magnatëve dhe hajnave. Interesant kjo kur shumë magnatë dhe të dyshuar për hajni janë në pushtet si në Serbi, siç akuzohet edhe kjo parti serbe në Kosovë.

Për serbët në Kosmet forcimi i Serbisë është garancia e qartë e mbijetesës në këto hapësira të shenjta, ku me ruajtjen e mëmëdheut, po mbrojmë rrënjët e çdo serbi e serbe kudo që ata jetojnë. E duke i falënderuar luftës së presidentit Vucic kjo rrënjë çdo ditë e më shumë po forcohet” ka njoftuar Lista Serbe.

Sipas njoftimit të tyre këta politikanë serbë që edhe mund të thuhet se janë degë e partisë SNS së Vucic, e gjithë presioni nga brenda e jashtë ndaj presidentit serb ka një shkak, qëndrimi i tij i fortë në mbrojtjen e ‘Kosovës e Metohisë’ dhe të ardhmes së popullit serb. S’paska lidhje me kr imin e organizuar në Serbi sipas tyre dhe lidhjet tradicionale e të dokumentuara të secilit pushtet serb me grupe kriminale.

Elementet e bashkuara antiserbe dhe kriminale po tentojnë me çdo çmim ta kthejnë Serbinë nga rruga që po ecën, e që për popullin tonë do të thotë jetë më e mirë, forcim ekonomik dhe ushtarak i vendit tonë, por edhe pozicionim në hartë diplomatike botërore si shtet që ka respekt si në lindje ashtu edhe në perëndim” ka shkruar Lista Serbe.

Ky njoftim i Listës Serbe e ngrit në një nivel më të lartë retorikën e zakonshme agresive dhe atë publikisht e pa brengosje në rrafshin armiqësor ‘je me ne’ je serb i mirë, nuk pajtohesh me ne ‘je antiserb dhe element kri minal’.

Llafet si magnatët që po mbajnë peng serbët janë përditshmëri tanimë në mediat populliste dhe ultranacionaliste serbe. Nuk i thonë zyrtarët më të lartë serbë të pushtetit, por mjaft afër kreut. Ministri i punëve të brendshme Aleksandar Vulin, me deklarata që prekin fashizmin si ‘bota serbe’ dhe deputeti serb Milovan Drecun që më as nuk është i kujdesshëm dhe i është kthyer zanatit të moçëm të propaganduesit me fjali si “ndërkombëtarët gjithmonë kanë përdorë shqiptarët për të përndjekur dhe përzënë serbët”– tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu