Lista Serbe: Kurti mund të organizojë sulme ndaj KFOR-it e EULEX-it, më pas i akuzon serbët

Lista Serbe ka deklaruar se dyshojnë që kryeministri Albin Kurti mund të organizojë sulm ndaj anëtarëve të KFOR dhe EULEX, dhe më pas, sipas tyre, t’i akuzojë serbët për këtë.

Kjo deklaratë e tyre vjen pasi të dielën u sulmuan ushtarët letonë të KFOR-it që ishin duke patrulluar në veri, rast për të cilin institucionet kosovare akuzuan presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe gruper kriminale të organizuara nga ai në veri.

“Për shkak të një sërë dezinformatash që Prishtina i vendos si pjesë e luftës hibride kundër popullit serb, informojmë opinionin se serbët nuk sulmojnë as KFOR-in e as EULEX-in, e më tepër tek ata shohim mbrojtje nga represioni i regjimit të Kurtit”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.

“Shtabi i krizës në emër të popullit serb i bën thirrje KFOR-it dhe EULEX-it që të rrisin vigjilencën. Shprehim dyshime serioze se Kurti është i gatshëm të organizojë një sulm ndaj anëtarëve të këtyre misioneve dhe të akuzojë serbët për këtë”, transmeton Klankosova.tv.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu