Lista Serbe: S’kthehemi në institucione pa Asociacion dhe pa largimin e Njësisë Speciale nga veriu

Partia më e madhe serbe në vend, Lista Serbe, ka takuar sot emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak. Pas këtij takimi, kjo parti ka reaguar duke thënë se ata nuk kthehen në institucione derisa të formohet Asociacionit i Komunave me Shumicë Serbe.

Në takim u fol edhe për vendimin e privatizimit të tokave në Leposaviq e Zubin Potok, ku sipas kësaj partie, ky është proces i paligjshëm dhe do ta kundërshtojnë me mjete demokratike.

“Ritheksuam se vendimi i popullit serb është që të largohemi nga institucionet dhe të mos marrim pjesë në zgjedhje të rrejshme dhe se asnjë nga serbët e veriut nuk do të kthehet në institucione derisa të formohet Asociacioni në përputhje me marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015 dhe t’i tërheqin të gjitha njësitet speciale nga veriu”, thuhet në reagim.

Tutje, në reagim thuhet se ata nuk i njohin rezultatet zgjedhore, dhe sipas tyre, janë rezultat i proceseve ilegale të cilat “ekspozuan synimin e Kurtit që ta pushtojë veriun dhe se ndryshe nga ai, ne jemi të interesuar që ta ruajmë paqen”– thuhet ne reagim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu