Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, është prononcuar për një model të ri zgjedhor që do të nënkuptonte lista të hapura dhe reduktim të njësive zgjedhore. Ai ka mbështetur iniciativën e disa partive politike, të paraqitur gjatë periudhës së kaluar për reform të modelit zgjedhor, duke e ndryshuar Kodin Zgjedhor.
Kjo nismë nënkupton sistemin proporcional me lista të hapura, i cili edhe më herët është debatuar nga subjekte të ndryshme. Presidenti u ka bërë thirrje partitive politike në qeveri dhe atyre në opozitë që ta marrin në konsideratë ndryshimin e sistemit zgjedhor, duke ndryshuar Kodin Zgjedhor, por edhe duke promovuar koncensusin politik për të arritur marrëveshje për këtë çështje.
Nuk është hera e parë që po promovohet ideja për system zgjedhor me lista të hapura. Më parë edhe subjekte të caktuara politike, por edhe përfaqësues të jetës publike dhe të shoqërisë civile kanë bërë thirrje që të kalohet në një model të këtillë zgjedhor që nënkupton me tepër mudësi zgjedhjeje për qytetarët për individë që nuk mund të zhbirojnë në listat të përgatitura ekzkluzivisht nga krerët partiak.
Vetë fakti që kjo nismë tashmë po promovohet nga president i shtetit jep shpresa për një debat dhe njeshmëri shumë më të madhe për këtë model zgjedhor nëpërmjet të cilit mund realisht të vendosen standard tjera të përfaqësimit të elektoratit.
Partia në pushtet, LSDM, ndërkohë është prononcuar se vazhdimisht ka qenë mbështetëse për modelin e lsitave të hapura. Brenda kohës pritet të prononcohen edhe partitë tjera për këtë nismë, e cila tashmë po merr bekimin e presidentit dhe partisë në qeveri për ta shtruar në tryezën e debatit në kohët që vijnë.
Nga shumë ekspertë tashmë është theksuar se listat e hapura mundësojnë një përfaqësim shumë më kualitativ të elektoratit nga deputetët, që do të vlerësohen individualisht gjatë votimit. Gjithë faktorët e jëtës publike do të duhet të insistojnë në këtë model zgjedhor për shkak se ai është më demokratik dhe më përfaqësues. Ky model iu mundëson votuesve të përcaktohen për kandidatin e tyre të prefëruar brenda një subjekti politik.
Nga shumë analistë ky model zgjedhor është parë edhe si një mundësi për të zvogëluar fuqinë e partisë, e cila mund të jetë e grumbulluar te një grup i vogël njerëzisht të privilegjuar. Model ii lsitave të hapura mundëson që kandidati për deputet të jetë shumë më afër zgjedhsëve të tyre, ndërkohë që përgjegjësia individuale është shumë më e madhe.
Një dimension tjetër që ky model zgjedhor dikton ndërlidhet me gjithë procesin e demokratizimit të shoqërisë dhe në radhë të parë të vetë partive politike. Ky model imponon vëmendje dhe përzgjedhje emrash që përfaqësojnë një vlerë në shoqëri dhe jo “fanelen” partiake.
Model ii deritanishëm zgjedhor ka krijuar bunker-parti, të cilat gjithë fuqinë politike e kanë koncentruar në një rreth njerëzish të afërt me udhëheqësinë. Ky model nuk ka dhënë mundësi që diversifikohet pushteti dhe përgjegjësia, përkundrazi ka krijuar parti të mbyllura, të cilat kanë vendosur për gjithçka në radhë të parë brenda vetë partisë së tyre dhe elektoratit që përfaqësojnë.
Model i listave të hapura për shumë njohës të zhvillimeve politike dhe demokratike mund t’i jap fund edhe partisë-lider, konceptit të sforcuar të liderit, ndërkohë që mbetet shumë më gjithëpërfshirës në përpithjen e vlerave profesionale brenda gjithë shoqërisë. Duhet të pritet se si do të vazhdojë debate për këtë model të ri zgjedhor, miratimi it ë cilit sigurisht që kërkon një pajtueshmëri shumë të gjerë politike nga subjektet relevante politike.
Pavarësisht nga prononcimet e tyre, gjithë faktorët e jetës shoqërore, të jetës publike duhet të insistojnë në këtë model zgjedhor që mendohet se mund t’iu jap fund lidër-partive dhe mund të hap një proces të mirëfilltë demokratizimi brenda tyre, duke zgjeruar përfaqësimin ndaj kualiteteve individuale dhe duke qenë në një interaksion shumë më thelbësor demokratik me elektoratin që pretendojnë ta përfaqësojnë.