Lituanezët mblodhën para për një dron Bayraktar për t’ia dhuruar Ukrainës, kur shkuan për ta blerë, u befasuan nga prodhuesi

Prodhuesi Baykar dhe Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë do t’i dhurojnë Lituanisë një dron luftarak të avancuar TB2 Bayraktar për transferim në Ukrainë. Një veprim i tillë vjen pasi lituanezët grumbulluan rreth 6 milionë euro për ta blerë atë, tha të enjten ministria e mbrojtjes e Lituanisë.

Baykar do të dorëzojë dronin brenda disa javësh. Sipas ministrisë, e cila kishte thënë javën e kaluar se do të organizonte blerjen e fluturakes, do të “ngjyroset” me ngjyrat e flamurit lituanez dhe ukrainas.

Ne erdhëm në Turqi për të rënë dakord për kushtet për blerjen e dronit, por ata përgatitën surprizën më të këndshme të mundshme për ne”, citohet të ketë thënë në një deklaratë zëvendësministri i Mbrojtjes, Vilius Semaska.

Baykar konfirmoi dhurimin e tij në një postim në Twitter që përfshinte fotografi të Semaska-s me një dron në ambientet e tij.

Populli i Lituanisë ka mbledhur fonde për të blerë një Bayraktar TB2 për Ukrainën. Pasi mësoi këtë, Baykar vendosi t’i dhurojë Lituanisë një Bayraktar TB2 pa pagesë dhe kërkon që ato fonde të shkojnë në Ukrainë për ndihmë humanitare”, ka thënë kompania.

Ndryshe, qindra njerëz u angazhuan për të blerë dronin për Ukrainën si një shfaqje solidariteti në luftën e saj kundër Rusisë, e cila dikur sundonte gjithashtu Lituaninë.

Një total prej 5.9 milionë eurosh (6.2 milionë dollarë) u mblodhën në vetëm pesë ditë e gjysmë, kryesisht në donacione të vogla.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu