Liverpooli prezanton fanellat e reja për sezonin 2018/19 (FOTO)

Skuadra e madhe angleze, Liverpooli, ka prezantuar fanellat që do të bart si vendas për sezonin e ardhshëm 2018/19.

Liverpooli gjithmonë ka qenë njëra nga skuadrat me fanellat më të bukura në Angli, por edhe në botë.

Tifozët e shumtë të klubit anglez asnjëherë nuk kanë përtuar t’i blejnë fanellat e klubit të zemrës, duke e bërë njërin nga klubet me më së shumti fanella të shitura.

Ngjyra e tyre tradicionale e kuqe ka bërë që klubi anglez të njihet ndryshe si ‘Reds’ apo në anglisht “Të kuqtë”.

E kuqe dhe nga marka e njohur New Balance pritet të jetë edhe fanella e re e Liverpoolit, e cila është prezantuar sot (e enjte) gjatë ditës nga futbollistët e klubit nga Anfield.

Kapiteni i ekipit, Jordan Henderson dhe ylli Mohamed Salah ishin dy figurat kryesore që prezantuar fanellën e skuadrës si vendas për sezonin 2018/19.

Edhe Roberto Firmino, Sadio Mane, Adam Lallana e portieri Loris Karius ishin pjesë e prezantimin të fanellave të reja, ku ajo e portierit pritet te jetë e verdhë.

Për herë të parë në publik, Liverpooli do t’i përdor në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Brightonit më 13 maj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu