Liz Truss shpallet kryeministrja e re e Britanisë së Madhe

Liz Truss është zgjedhur kryeministrja e re e Mbretërisë së Bashkuar. Gara ka qenë e fortë mes Liz Truss dhe Rishi Sunak, ndërsa sot Liz Truss u shpall gjithashtu liderja e re e konservatorëve. Trus fitoi bindshëm me 81,326 vota.

Ndërsa kundërshtari i saj mori në total 60,399 vota. Truss po trashëgon një ekonomi në rënie, me inflacion në nivelin më të lartë të 40 viteve.

Truss kishte deklaruar se nëse do të zgjidhej në krye të qeverisë do të ndihmonte qytetarët të përballeshin me rritjen e çmimeve të faturat e energjisë.

Ish-ministrja e jashtme po ashtu u zotua se do të ulë taksat në mënyrë që qytetarët të kenë me pak detyrime ndaj shtetit për të paguar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu