Ish ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, përmes një postimi ka ndarë një recitim të vargjeve të poetit shqiptar Josif Bageri, duke përcjellë një mesazh të fortë në prag të protestës së së hënës.
Me këtë postim, ai ka shprehur mbështetjen për studentët, duke dërguar njëkohësisht edhe një përgjigje ndaj zërave që kundërshtojnë organizimin e protestës.
…O, sa keq tash na turpnuet,
Se gjuhën e vet mohuet!
Dhe serbishten zut të msoni:
“Vake – take” të na thoni!
Mos rrini t’na turpnoni
Po bar mendes vet kërkoni,
Se s’na mbet as’mish as’gjak;
Për gjuhën kujtoni pak…
Në fund, postimi i Llogës ka ngjallur reagime dhe diskutime në rrjetet sociale, ndërsa mesazhi i përcjellë përmes vargjeve është interpretuar si thirrje për reflektim dhe mbështetje ndaj kauzës së studentëve.










