Ministri i drejtësisë Krenar Lloga ka dalur në konferencë për shtyp dhe ka folur lidhur me reportazhin e IRL për spitalin modular që u dogj në Tetovë bashkë me 14 pacientët që po merrnin terapi për Covid19, transmeton InfoShqip.
Lloga thotë se është njoftuar nga prokurori për krime të organizuara, për rastin e parë thotë ai kanë një aktgjykim nga gjykata themelore në Tetovë, ndërsa për rastin e dytë është ngritur hetimi dhe për pak kohe pritet epilog.
Vlen të theksohet fakti që ministri Lloga ditë më parë realizoi takim me Prokurorin Publik Shtetëror, Ljubomir Joveski, për rastin e djegies të spitalit modular./InfoShqip.com
Video: