Ministri i drejtësisë, Krenar Llloga në press konferencën e sotme ka folur edhe për vendimin e gjykatës kushtetuese vendim me të cilin gjykata shfuqizoi udhëzimin e ministrit për grafën etnike pasi sipas gjykatës vendimi është publikuar me vonesë në gazetën zyrtare dhe jo në afatin e paraparë me ligj shkruan Top24
“Unë e kam përshëndet vendimin e gjykatës kushtetuese sepse në një periudhë relativisht të shkurtë e ka sjellur venmdimin me çka që ka bërë një precedent të ri pasi që për të njejtën lëndë me arsyetueshmëri të njejtë në vitin 2004 gjykata është shprehur se nuk do të ngrej procedurë ndërsa në këtë rast gjykata ka sjellur vendim që të gjitha aktet të bien poshtë që nuk e respektojnë afatin kohor prej shtatë ditor kushtetues me çka na ka hapur rrugë që ne si ministri edhe një herë të sjellim udhëzimin e njejtë me çka do të vendoset grafa etnike dhe këtë do ta bëjmë me konsultime shtesë dhe për të njejtën do të informoheni në kohë” tha ministri i drejtësisë Krenar Lloga.Top24