Lloga: Po na izolojnë, zgjedhjet e ardhshme referendum

Ish- Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka reaguar mbi rëndësinë e projektit rrugor “Via Karpatia”, që lidh Evropën Veriore me atë Juglindore, nga Lituania deri në Selanik dhe Konstancë, pa kontrolle kufitare dhe me zbatim të rregullave të BE-së.

Sipas tij, për Maqedoninë e Veriut kjo rrugë, në vend që të sjellë zhvillim, vetëm sa thellon krizën ekonomike për shkak të politikave të bllokadës nga koalicioni i VMRO-së dhe, siç u shpreh ai, “vasalëve të vLEN-it”.

“AL ■ Rruga 🛣 “Via Karpatia” lidh Evropën Veriore me atë Juglindore, nga Lituania deri në Selanik dhe Konstancë, pa kontrolle kufitare dhe duke zbatuar rregullat e BE-së.

Por për Maqedoninë e Veriut , kjo rrugë thellon krizën ekonomike.

Bllokada e koalicionit të VMRO-së dhe vasalëve të vLEN-it e ka lënë qytetarin pa perspektivë. Edhe maqedonasi edhe shqiptari i thjeshtë detyrohet të mendojë për emigrim çdo ditë, për shkak të politikave izolacioniste dhe mungesës së shpresës.”, shkruan Lloga.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu