Logoja e Klan Kosovës vendoset përkrah asaj të RTV Dukagjinit si shenjë solidarizimi

Në shenjë solidariteti me gazetarët, kolegët e Klan Kosovës, pas vendimit të MINT-it për revokim të certifikatës së biznesit për Klan Kosovën, Radio Televizioni Dukagjini ka vendosur të solidarizohet me këtë medium, duke vendosur logon e tyre përkrah Radio Televizionit Dukagjini.

Në lidhje me këtë çështje, ka pasur reagime të shumta nga shoqëria civile në Kosovë, dhe organizatat më të rëndësishme ndërkombëtare për lirinë e shtypit, të cilët e kanë dënuar veprimin e Qeverisë së Kosovës.Sipas tyre, kjo është bërë në mënyrë të qëllimshme dhe se një veprim i tillë do ta dëmtoj reputacionin e Kosovës dhe demokracinë në vend.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu