Lojtarët e United tërë nerva, i kërkojnë llogari klubit për Superligën Europiane

Manchester United është një prej klubeve themeluese të Superligës Europiane dhe kjo u zbulua vetëm pas lancimit nga ana e drejtuesve. Madje edhe lojtarët e kanë marrë vesh përmes medieve.

Daily Mail në një raportim të saj zbulon se kreu i klubit, Ed Woodward është detyruar të zhvillojë një takim me lojtarët dhe trajnerin Solskjaer dhe t’i japë atyre llogari në njëfarë mënyre.

Lojtarët kanë qenë të acaruar me faktin që klubi nuk ia ka treguar më parë, por e kanë marrë vesh nga mediet. Disa nga lojtarët kanë qenë edhe kundër, teksa Woodward ka treguar edhe planet e klubit mbi Superligën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu