Lokalet, deri në orën 15:00 në Dibër kanë votuar 28.63 %, Ohër 36.77 %

Paralelisht me Zgjedhjet Presidenciale, në tri komuna sot po zhvillohen edhe Zgjedhjet Lokale. Në Komunën e Dibrës, Komunën e Ohrit dhe Komunën e Novo Sellës qytetarët janë duke votuar për zgjedhjen e kryetarit të Komunës.

Sipas të dhënave të KSHZ-së, deri në ora 15.00 në Dibër dajla e votuesve në 27 vendvotime ka qenë 28,63% nga 18.574 qytetarë sa kanë të drejtë vote.

Në Ohër dalja e votuesve në 89 vendvotime ka qenë 36,77% nga 52.223 qytetarë sa kanë të drejtë vote.

Kurse në Novo Sellë, dalja e votuesve në 20 vendvotime ka qenë 31,75% nga 11.302 qytetarë sa kanë të drejtë vote.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu