Lotaria Shtetërore: Pohimet e opozitës shqiptare janë dezinformatat dhe të pavërteta

Shërbimi për informim i Lotarisë Shtetërore ka demantuar deklaratat e opozitës shqiptare për siç thonë ata kurdisje të tenderëve në Lotarinë Shtetërore për favore të nëntokës ruso-serbe.

Në demantin e lëshuar thuhet:

“Lotaria Shtetërore e Maqedonisë së Veriut demanton ashpër dezinformatat dhe të pavërtetat e plasura nga opozita shqiptare për gjoja hapjen e procedurës tenderuese për 2 mijë aparate dhe 2 mijë karrige të reja për lojërat e fatit.

Lotaria Shtetërore e Maqedonisë së Veriut informon opinionin e gjerë se nuk ka pasur dhe nuk ka një procedurë të tillë tenderuese, dhe se informacionet plasohen për qëllime politike dhe për të dëmtuar imazhin e Lotarisë Shtetërore.

Lotaria Shtetërore e Maqedonisë së Veriut kërkon nga eksponenti i opozitës shqiptare që liferojë këto informacione në pres-konferencë me media, por edhe nga koalicioni i opozitës shqiptare që të kërkojnë falje për informacionet e pavërteta të plasuar në opinion, ndryshe do te përballen me padi për shpifje dhe dëmtim të qëllimshëm te imazhit.” thuhet në reagimin e lëshuar nga Shërbimi për informim i Lotarisë Shtetërore./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu