LR-PDSH e Selës ja çka vendosi për pjesëmarrjen në Qeveri

Në mbledhjen e Kryesisë Qëndrore të LR PDSH që u mbajtë nën kryesimin e sekretarit të përgjithshëm të LR PDSH, Arben Taravari, u diskutua ndër tjerash edhe për pjesmarrjen e tyre në Qeverinë reformatore.

Pas diskutimeve dhe analizave të shumta Kryesia Qendrore në formë unanime, e autorizojë grupin negocues i cili është i zgjedhur nga Kryesia Qëndrore e LR PDSH-së që të negociojë për të gjitha detajet dhe modalitetet për bashkëqeverisjen me LSDM duke i nënvizuar, strategjitë dhe prioritetet politike.

Poashtu kryesia qendrore e LR PDSH ka sjellë vendim unanim për ta autorizuar kryesinë e ngushtë të partisë për marrjen e vendimit final për pjesmarrje në Qeveri pas përfundimit dhe epilogut të negociatave që do të zhvillohen ditët në vijim. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu