Anëtarësia e LR-PDSH-së edhe një herë ka përsëritur qëndrimin e tyre se dygjuhësia patjetër të bëhet brenda 100 ditëshit të parë të qeverisë, përndryshe ata dalin nga qeveria. Kryetari Ziadin Sela, nënkryetari Elmi Aziri dhe sekretari i partisë, Arben Taravari disa herë kanë kërcënuar me formimin e institucioneve paralele në qoftë nuk gjejnë gjuhë të përbashkët me partinë e koalicionit LSDM.
Nga ana tjetër, qeveria dështoi ta kalojë ligjin për gjuhën, dhe pas një mbledhje maratonëshe u vendos që propozim-ligi të tërhiqet për të modifikuar disa çështje rreth implemenitmit dhe disa çështje tjera.
Sipas informatave jo zyrtare arsyeja e moskalimit është në mospajtimet rreth kërkesave të palës shqiptare për të pasur kartmonedha në dy gjuhë dhe amblema në dy gjuhë, gjë që nga LSDM është konsideruar jo kushtetuese.
Dështimi i kalimit të ligjit për guhën brenda 100 dtëshit mund të çojë në krijimin e institucioneve paralele në prag të zgjedhjeve lokale që parashihen të mbahen më 15 tetor, e që për Maqedoninën mund të paraqet një krizë të re politike. /InfoShqip.com










