Djegia e sotme e deponisë së egër në qytetin e Tetovës, më të drejt ngriti shqetësimin dhe alarmi e qytetarëve të brengosur të Tetovës. Thellë të shqetësuar nga kjo “bombë” helmuese, kërkojmë përgjegjësi nga Krerët Komunal të Tetovës, që për një kohë të gjatë nuk po e gjejnë zgjidhjen e kësaj deponie, që po shndërrohet në katastrofë ekologjike.
Nga LR-PDSh kanë reaguar në lidhje me zjarrin e shkaktuar në deponinë të Tetovës, njofton InfoShqip.
Nga atje kërkojnë përgjegjësi, edhe nga organet e rendit që të zbulojnë edhe “piromanët” që mund ta kenë shkaktuar me ose pa qëllim këtë djegie që sot nxiu qiellin e Tetovës.
“Njëkohësisht kërkojmë përgjegjësi edhe nga Ministria e Ekologjisë dhe qeveria e RM, që t’ju japë fund problemeve me deponitë e egra që fatkeqësisht janë prezentë në Komuna relativisht të banuara me shumicë shqiptare.”- theksuan nga LR-PDSH.










