LR-PDSH po i shkakton kokëçarje partive maqedonase

Qysh nga dita e parë kërkesat për të qenë pjesë e Qeverisë, Aleanca për Shqiptarët i ka pasur të qarta, thekson zëvendësministri për punë dhe pokitikë sociale nga radhët e LR-PDSH-së Elmi Aziri.

Ai për InfoShqip theksoi se partia e tij nuk do të tërhiqet nga kërkesat e saja dhe nuk do të lëshojë pe.

Nuk do të lejojmë që sentimentet ndaj pushtetit të komprimitojnë qëllimet tona. Jo vetëm për gjuhën shqipe, po për të gjitha çështjet që i tangojnë shqiptarët. Pushtetin e kuptojmë si instrument për realizimin e qëllimeve tona e jo si qëllim në vetëvete.“-theksoi Elmi Aziri për InfoShqip.

Ndryshe edhe në të kaluarën anëtarët e kësaj partie si dhe vet kryetari Sela disa herë kanë tërhequr vërejtjen se në rast se Zaev nuk i përmbahet premtimit të tij që brenda 100 ditëshit të parë do të kalon ligji për gjuhën shqipe, atëherë LR-PDSH do të heq dorë nga Qeveria./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu