LSDM cakton nesër kandidatin për kryeministrin, pritet përkrahja e BDI-së

Lidhja Socialdemokrate ka caktuar nesër mbledhjen e Këshillit Qendror dhe atij ekzekutiv ku do të vendoset se cili do të jetë zyrtarisht mandatari i propozuar nga kjo parti, edhe pse është e qartë se lideri Zaev do të jetë kandidati i vetëm.

Në kushte kur ekziston një marrëveshje dhe gatishmëri nga tri subjektet shqiptare, Presidenti Ivanov do të jetë i detyruar t`ja japë mandatin Zaevit.

Ajo çka mbetet ende për t’u definuar është pozita e BDI-së e cila ka rënë dakord për mandatin por ende nuk ka vendosur nëse do të votojë për qeverinë e re.

Vendimi definitiv nga Kryesisë së BDI-së pritet ditën e hënë. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu