LSDM: Dënojmë incidentin për të cilin njoftoi Milloshoski, destabilizimi i Gruevskit duhet të ndalojë

LSDM-ja përmes një kumtese me shkrim dënon incidentin që ka ndodhur në shtëpinë e Antonio Milloshoskit, i cili theksoi se në shtëpinë e babait të tij është vendosur bombë. Nga LSDM i bëjnë thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme që të zbardh rastin sa më parë dhe të dënojë personat përgjegjës, njofton InfoShqip.

“Destabilizimi në shtet i motivuar dhe krijuar nga Gruevski dhe bashkëpunëtorët duhet të ndalojë menjëherë, për shkak se nuk sjell mirë për askënd. Po vjen qeveri përgjegjësi që do të kujdeset për gjithë qytetarët, pavarësisht të përkatësisë së tyre politike, etnike dhe të tjera”, thuhet në reagimin e LSDM-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu