LSDM dhe Bashkimi Demokratik pëmes një kumunikate të përbashkët konfirmojnë vazhdimin e bisedimeve për fomimin e Qeverisë në nivele të ndryshme,.
Këto dy parti poashtu njoftojnë se i kanë përcaktuar parimet mbi të cilat do të bazohet qeveria e re dhe se janë duke u përgatitu për hapat e radhës me theks tek përpilimi i programit dhe përcaktimi i kuadrove të përshtatshëm, të ndershëm dhe profesional.
LSDM dhe Bashkimi Demokratik janë të bindura se ky përcaktim i përbashkët do të shpie në marrëveshje përfundimtare për Qeveri me mandat të plotë katër-vjeçar, e cila do të votohet në Kuvend dhe si e tillë do t’iu shërbejë të gjithë qytetarëve njësoj për të vauhduar kështu partneritetin me aleatët euro-atlantik.
Por këto dy parti nuk thonë asgjë nëse i kanë tejkaluar dallimet rreth postit të kryeministrit po thonë më tej se negociatat do të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës.
“Konsultimet në nivele të ndryshme midis Bashkimit Demokratikdhe LSDM vazhdojnë edhe sot. Parimet mbi të cilat do të bazohet qeveria e ardhshme janë konfirmuar, dhe ato janë komunikuar para opinionit disa herë. Ne po përgatitemi për hapat e lltonë të ardhshëm, siç është përgatitja e një programi të detajuar të punës dhe përcaktimi i propozimeve me drejtues të institucioneve të përgatitur, të ndershëm dhe të aftë”.
“Ne besojmë se kjo qasje do të çojë në një marrëveshje përfundimtare dhe një Qeveri me një mandat të plotë katër vjeçar që do të miratohet në Kuvend, do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve në mënyrë të barabartë dhe do të vazhdojë partneritetin me aleatët tanë euro-atlantik”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Bashkimi Demokratik.










