LSDM e BDI pajtohen për kandiaturën e Talat Xhaferit për krye-parlamentar

Partia e Zoran Zaevit dhe e Ali Ahmetit janë pajtuar që deputeti Talat Xhaferi i BDI-së të jetë kandidat për postin e kryetarit të parlamentit të vendit, njoftuan kështu sot nga radhët e LSDM-së.

Zëdhënësi i social-demokratëve, Petre Shilegov, sot në një konferencë për shtyp e konfirmoi kompromisin midis të dy partive partnere për Xhaferin, duke hequr kështu dilemën nëse edhe LSDM-ja do të jetë në garë për të njëjtin post.

“Talat Xhaferi eshte kandidati i ynë (i përbashkët) për krye-parlamentar”, u tha gazetarëve Shilegovi.

LSDM deri të premten ende hamendej nëse do të kandidonte Ilija Spasovskin, mirëpo që nga sot dilema është hequr dhe partia e Zoran Zaevit është pajtuar për Xhaferin e BDI-së.

Ndërkohë mbetet e panjohur nëse në garë për postin më të lartë në parlament qëndron edhe Lëvizja Besa, e cila dje në listë pati tre emra të mundshëm për t’i propozuar si kandidat.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu