LSDM do të udhëheq qeveri reformuese e cila do të sigurojë jetë dinjitoze, drejtësi dhe pespektivë euro- atlantike për qytetarët e Maqedonisë, njofton kjo parti.
“11 vitet e sundimit të Nikolla Gruevskit sollën vetëm izolim, varfëri, shpërngulje masive të qytetarëve, kriminalitet dhe korrupsion. Sundimi i Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve të tij është sundimi më antireformator në historinë e Maqedonisë, kanë thënë në LSDM.