LSDM: Gruevski të pranojë humbjen, Ivanov të japë mandatin

Lidhja Social-demokrate e Maqedonisë, me anë të një deklarate për medie, i është kundërpërgjigjur deklaratës së VMRO-së e cila tha se LSDM-ja po shet interesat vitale shtetërore si: stemën, himnin dhe flamurin me qëllim ardhjes në pusht.

Sipas deklaratës së LSDM-së, kreu i VMRO-së Nikolla Gruevski po provokon dhunë, urrejtje dhe tensione në shoqëri si dhe po i luten ndërkombëtarëve që të qëndrojnë në pushtet me qëllim thellimin e krizës dhe se presidenti Ivanov duhet t’ia dorëzojë kësaj partie mandatin për formimin e qeverisë së re.

“Qytetarët e dinë se këto janë tentativa të dëshpëruara të Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve të tij me qëllim për të shpëtuar nga përgjegjësia individuale për pasurimin personal dhe veprat kriminele në shpinë të qytetarëve.

Nuk është e mundur! Çdokush që ka vjedhur dhe ka bërë vepra penale do të përgjigjet për shkas se kjo është vullneti i shumicës.

Qytetarët në zgjedhjet votuan për drejtësi në Maqedonisë, për ndryshime dhe jetë”, thuhet në deklaratën e kësaj partie. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu