Për largimin e Nikolla Gruevskit nga Maqedonia dhe shkuarjen e tij në Maltë kanë reaguar nga LSDM. Sipas tyre, deputetët e VMRO-së në seancën se sotme duhet të japin shpjegim se përse Nikolla Gruevski nuk është sot në Kuvend dhe ka braktisur shtetin.
“Me ikjen e sotshme nga Maqedonia, Nikolla Gruevski edhe njëherë dëshmoi se nuk i intereson shteti, por e rëndësishme për atë është që të ik nga përgjegjësia. Në ditën kur Maqedonia duhet të zgjedh kryetarin e ri të Kuvendit, Gruevski u largua nga shteti duke dëshmuar se interesat shtetërore nuk janë me rëndësi”, kanë thënë nga LSDM, përcjell SHENJA.
Ata kanë shtuar se ikja e Gruevskit sikurse ajo e Ivanovit dëshmon se ata nuk kanë minimum ndjenja për shtetin.