LSDM: Ivanov i detyruar të firmosë, marrëveshja me Greqinë akt patriotik,

Shkup, 5 korrik – Marrëveshja përfundimtare me Greqinë për ratifikimin e së cilës u deklaruan “prо” shumica e deputetëve është akt patriotik, thonë nga LSDM-ja.

Sipas deputetit të LSDM-së, Kostadin Kostadinov, marrëveshja siguron dhe e forcon identitetin maqedonas, sjell anëtarësim të Maqedonisë në BE dhe NATO, me një fjalë e siguron të ardhmen e Maqedonisë.

“Pas 11 vitesh vendnumërim, Maqedonia kthehet në rrugën e vërtetë dhe atë evropiane. Marrim ftesë për anëtarësim në NATO, kemi datë për fillimin e negociatave me BE-në. Përfundimisht do të bëhemi pjesë e demokracisë evropiane dhe botërore që garantojnë përparim, prosperitet, stabilitet dhesiguri”, thotë Kostadinov.

Sipas deputetit të LSDM-së, pasi ligjin për ratifikimin e kësaj marrëveshje, Kuvendi e votoi për të dytën herë me shumicë votash, Gjorge Ivanov obligohet, që të nënshkruajë ligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu