LSDM-ja aspak nuk dallon nga VMRO-ja kur vjen puna te shqiptarët (VIDEO)

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në një intervistë për gazetën “Koha” ka thënë se LSDM-ja aspak nuk dallon nga VMRO-ja kur bëhet fjalë për shqiptarët.

“Në substancë nuk dallon LSDM-ja me VMRO-në në raport me çështjen shqiptare dhe këtë nuk e bëj për hipokrizi.

Dallime që i kemi patur me LSDM-në sa i takon statusit të gjuhës shqipe dhe debati më i fortë është bërë në atë kohë, kanë qenë lehtësues komuniteti ndërkombëtar dhe nuk kemi arritur që të dakordohemi dhe gjuha shqipe nuk është mbyll si kapitull, është avancuar tani pas vitit 2006 në disa nivele por jo edhe përmbyllje. Sa i takon përfaqësimit të drejtë, përplasjet që i kemi e VMRO-në, po ato përplasje i kemi pasur edhe me LSDM-në”, ka thënë Ali Ahmeti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu