LSDM: Ja çfarë ju garanton Programi i qeverisë së re reformuese

Programi i qeverisë së re reformuese i garanton unitetin e Maqedonisë dhe qeverisjen e së drejtës dhe sjell masa për problemet e vërteta të qytetarëve, reagoi LSDM në kumtesën e VRMRO-DPMNE-së.

“Ky dokument është i qsshëm për të gjithë edhe për opinionin vendor edhe për atë ndërkombëtar, përveç për Nikolla Gruevskin dhe bashkëpunëtorët të cilëve nuk u përgjigjet pasi duan ta thellojnë krizën politike. Udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së dëshiron që të lë qytetarët dhe shtetin në akull të hollë, vetëm që të mbrohen nga përgjegjësia për krimet e bëra dhe prandaj nxisin dhunë dhe urrejtje”, thekson LSDM në reagim.

Partia shton se do të ketë seancë konstituive, mandat për përpilimin e Qeverisë dhe Qeveri të re reformuese për qytetarët e Maqedonisë, ndërsa se VMRO-DPMNE, siç thekson, janë të obliguar të pranojnë vullnet për shumicën dhe të pranojnë se janë në opozitë dhe të mundësojnë transferin të qetë të pushtetit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu