LSDM-ja opozitare akuzoi qeverinë se ka thënë se marrëveshja për borxhin e ri prej gjashtë miliardë euro është pjesë e partneritetit strategjik me Mbretërinë e Bashkuar, që Maqedonia të pranojë emigrantë. Ata thonë se kanë parashtruar pyetje para disa ditëve, por siç thonë, Qeveria hesht. Derisa kryeministri Hristijan Mickoski i hedh poshtë të gjitha akuzat, shton se nuk duhet të ndiqen deklaratat e mediave britanike, mjafton deklarata e ambasadorit britanik ku thotë se nuk ka emigrantë apo kampe
“Prandaj sot, publikisht, para qytetarëve, e pyesim Qeverinë: A jeni të përgatitur të pranoni që Maqedonia të bëhet zonë vendbanimi për emigrantë në të ardhmen? A lë marrëveshja ekzistuese hapësirë që kjo të diskutohet në të ardhmen? A mund ta konfirmoni qartë dhe në mënyrë eksplicite se as tani dhe as në të ardhmen Maqedonia nuk do ta diskutojë një angazhim të tillë politik? Qytetarët maqedonas kanë të drejtë të dinë dhe meritojnë përgjigje. Ata meritojnë transparencë”, deklaroi Martin Kostovski – sekretar organizativ i LSDM-së.
“Por shikoni, nuk kam nevojë të shqetësohem për një temë që nuk ekziston, mund të shpikim tema, nëse nuk kemi një tani, le të shpikim një temë, që është errësirë jashtë ndërsa e shohim që është ditë. Por nuk kemi nevojë mediat britanike, a nuk mjafton deklarata e ambasadorit britanik? Ai tha pa kampe, pa emigrantë, a nuk mjafton kjo, është njësoj sikur të thoja tani se si do ta komentonit situatën jashtë se është natë ndërsa e shohim që është ditë”, u shpreh Hristijan Mickoski – kryeministër. /Alsat.mk