Kanë filluar përgatitjet që nga mesi i këtij viti të vendoset kthimi i TVSH-së për personat fizikë, para nesh është viti i rritjes ekonomike dhe më shumë para te qytetarët, thonë nga partia në pushtet LSDM, duke paralajmruar kthimin e TVSH-së për personat fizik, njofton Koha.
“Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja në vitin 2019 vazhdon t”i zbatojë masat e projektuara që janë në interes të qytetarëve, ekonomisë dhe të ardhmen e shtetit. Viti 2019 ku do të realizohet edhe një premtim kyç nga Programi për punë i Qeverisë. Kanë filluar përgatitjet që nga mesi i vitit të vendoset masa për kthimin e 15 përqindëshit të Tatimit të Vlerës së Shtuar për personat fizikë, theksohet në kumtesën e Qendrës për komunikime me opinionin të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.








