LSDM: Mori fund koha kur VMRO-DPMNE bënte presione në gjyqësi

Nga LSDM në reagimin me shkrim në deklaratën e sotme të Bojan Stojanoski të VMRO-DPMNE theksuan se VMRO-DPMNE për 11 vjet e partizoi gjyqësinë, ndërsa përmes instalimeve “Svarovski” prej defterit të Gordana Jankulloskës, e keqpërdori sistemin gjyqësor .

“Sot kur udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së është duke u ballafaquar me përgjegjësinë për të gjithë atë që ua ka bërë qytetarëve dhe shtetit, VMRO-DPMNE në druajtje dhe dëshpërim vazhdon përmes pres konferencave për shtyp para institucioneve gjyqësore të bëjë presion dhe të kanoset ndaj gjykatësve dhe prokurorëve. Përfundoi koha kur VMRO-DPMNE kreu presion ndaj sistemit gjyqësor. Reformat në gjyqësi të cilat do të zbatohen në pajtim me praktikat më të mira evropiane, sjellin gjyqësi profesionale dhe të pavarur dhe e kthejnë prestigjin e gjyqësisë që VMRO-DPMNE e prishi.”, qëndron në reagimin e LSDM-së./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu