Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja dhe në kohë të pandemisë globale vazhdon me investime serioze në nivel komunal, me të cilat avancohet cilësia e jetës së qytetarëve dhe inkurajohet rritja ekonomike lokale. Gjithsej 99 projekte të rëndësishme në 75 komuna në shtet do të realizohen me konvertimin e 35 milionë eurove nga TAV.
Me këto mjete do të financohet ndërtimi i institucioneve shëndetësore, ndërtimin dhe rindërtimi i infrastrukturës rrugore lokale, rrjetet e ujësjellësit, rrjetet e kanalizimit, rindërtimi dhe ndërtimi i kopshteve dhe shkollave dhe objekteve sportive. Prioriteti i LSDM-së është zhvillimi i barabartë rajonal, investimet në projekte të rëndësishme për qytetarët.
LSDM-ja si parti e përgjegjshme sjell masa dhe politika që e çojnë shtetin përpara dhe sigurojnë një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët. Ndërtojmë sipas planit dhe në kohë të pandemisë.









