LSDM: Ngjarja në Kuvend ishte e orkestruar mirë, sulmuesit e dinin kë do sulmonin

Edmond Ademi nga Lidhja Social-demokrate e Maqedonisë, tha se dhuna në Kuvend ishte pjesë e një skenari të planifikuar dhe orkestruar mirë.

“Iniciator kryesor dhunës së 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë është Nikolla Gruevski së bashku me Gjorge Ivanovin dhe Trajko Veljanovski.

Ata kanë caktuar si qendër të sulmit për realizimin e tij Mitko Çavkovin me koordinim dhe bashkëpunim me deputetët e VMRO-DPMNE-së të cilët kanë hapur dyert që turma të hyjë në parlament.

Shpresoj se Ministria e Punëve të Brendshme nuk do të ndalet këtu”, tha Ademi për “TV SHENJA”, duke theksuar se turma ka pasur target të qartë se kush duhet të sulmohet. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu