LSDM: Pakica parlamentare të mos guxojë të na vjedhë të ardhmen

Nga Lidhja Social-demokrate e Maqedonisë, me anë të një deklarate për shtyp kanë bërë me dije se “asnjë bllokadë e proceseve demokratike, asnjë replikim i panevojshëm nga ana e pakicës parlamentare, nuk do t’i ndalojë ndryshimet dhe nuk do të na e rrëmbejë të ardhmen e vendit për të cilën kanë votuar shumica e qytetarëve.

“Punëtorët e falimentuar sot do të kishin status të zgjidhur dhe të ardhura dinjitoze, nëse Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij nuk do ta frenonin punën e Kuvendit në mënyrë të ashpër.

Qytetarët e tjerë edhe sot do të paguajnë rrymë të shtrenjtë dhe do të paguajnë taksë radiodifuzive pasi që pakica parlamentare është e frikësuar nga përballja me përgjegjësinë dhe e shkelë vullnetin e shumicës”, thuhet në deklaratën e kësaj partie. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu