Përmes një komunikate, LSDM ka reaguar ndaj intervistës së kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, i cili tha më herët se nëse LSDM formon qeverinë me partitë shqiptare, do të ishte fundi i Maqedonisë.
“Programi i qeverisë së re e garanton unitetin e shtetit dhe të mirën për qytetarët. Qytetarët e dinë se Nikolla Guevski po e shkatërron shtetin dhe tani po tenton ta mbrojë pasurinë e tij kriminele dhe të shpëtojë nga përgjegjësia. Shumica e qytetarëve i thanë jo krimit dhe regjimit dhe kërkuan ndryshime. Gruevski duhet të largohet”, thuhet në kumtesën e LSDM-së./Telegraf