Deri më tani janë numëruar një numër i vogël fletësh votimi në zonat shqiptare, por ajo që bie në sy është një rritje e ndjeshme e mbështjes për partinë maqedonase LSDM ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme.
Nga të dhënat jozyrtare që vijnë në redaksinë e Albeu.com mësohet se ka një mbështetje në rritje për këtë parti në zonat shqiptare. Kjo parti kandidon edhe me dy shqiptar duke përligjur kështu edhe rezultatin në fjalë.
Një fenomen i tillë u paralajmërua edhe në sondazhin e Albeu.com ku 8-10 për qind e pjesëmarrësve theksonin se do të votonin një parti maqedonase.










