LSDM: Qeveria e re do të jetë populli, jo Gruevski!

LSDM-ja përmes një kumtese me shkrim ka reaguar ndaj shkrimit të Nikolla Gruevskit në Facebook, i cili shkruajti se qeveria e cila pranon Deklaratë nga Tirana nuk mund të jetë reformuese, por vetëm anti-shtetërore. Nga LSDM thonë se qeveria e re do të jetë populli dhe jo Gruevski dhe se sipas tyre ai nuk është më faktor që tregon se në cilën rrugë do të shkojë Maqedoni.

“Gruevski nuk është populli. Gruevski është i frikësuar, ai i cili përdor mediat për të mashtruar dhe shqetësuar qytetarët. Keqpërdorë fëmijë, nxënës për qëllime personale. Ndanë njerëz, urrejtje, frikësohet se do të përgjigjet për krimin dhe është i gatshëm që për qëllimet e veta ta shtyjë vendin drejt një krize politike me të thellë me pasoja të mëdha”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu