LSDM: Qeveria në largim e lë në borxhe marramendëse Maqedoninë

LSDM-ja ka thënë se ka vërtetuar që qeveria në largimn u ka lënë borxhe marramendëse qytetarëve të Maqedonisë.

“Ministri i Financave, në fushatën zgjedhore ka gënjyer qytetarët se borxhi publik është zvogluar me 1,4 për qind”, kanë thënë nga LSDM-ja.

“Borxhi ende është në nivel kritik mbi 50 për qind, siç kanë paralajmëruar institucionet financiare ndërkombëtare, ku kanë shprehur shqetësim në lidhje me ritmin e huamarrjes.

Janë qytetarët ata të cilët do të kthejnë borxhe të mëdha miliarda euro në pagesat e interesit, nga pushteti aktual i papërgjegjshëm dhe ata kanë të drejtë të dinë se sa është borxhi publik.

Prandaj urgjentisht duhet një qeveri e re me shumicën e votave të qytetarëve, e cila do të udhëheqë politikë reale dhe të përgjegjshme dhe do të punojë në stabilizimin e nivelit të borxhit publik”, kanë thënë nga LSDM-ja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu