LSDM reagon ashpër ndaj deklaratave të Mesila Dodës

LSDM ka reaguar ndaj deklaratave të deputetes shqiptare Mesila Doda, e cila tha se nëse LSDM-ja tërhiqet dhe nuk pranon Deklaratën e partive shqiptare, do të kërkojnë pavarësimin e Iliridës.

Në njoftimin e lëshuar nga kjo parti thuhet se dënojnë retorikën e deputetes, për shkak se sipas tyre çon në ndarje.

“E dënojmë retorikën provokative në deklaratat e deputetes në Parlamentin e Shqipërisë, Mesila Doda, që ka të bëjë me Republikën e Maqedonisë, e cila nuk është në shpirtin e ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe në respektimin e ndërsjelltë mes dy vendeve. Qasje të këtilla shkojnë në dobi, vetëm të atyre që krijojnë ndajre dhe punojnë për rritjen e mosmarrëveshjeve dhe jotolerancës, përkundër vlerave evropiane për të cilat jemi përcaktuar”, thuhet në deklaratën e LSDM-së. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu