LSDM: S’ka marrëveshje e as amnesti për kriminelet

Lidhja Social demokrate e Maqedonisë, përmes një kumtese për mediat, ka deklaruar se shumica e re parlamentare do të jetë me e vendosur dhe se do të angazhohet në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.

Nga kjo parti bëjnë me dije se Maqedonia është demokraci parlamentare dhe se ka një shumicë parlamentare prej 67 deputetëve që kanë të drejta dhe detyrime për të zgjedhur kreun e ri të parlamentit dhe Qeverinë e re.

LSDM-ja gjithashtu i bën thirrje VMRO-DPMNE-së që në Kuvend të lejojë vazhdimin e proceseve demokratike, duke shtuar se me kriminelë nuk ka asnjë marrëveshje dhe se nuk pranojnë vendimin për amnisti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu