LSDM në fund të muajit, gjegjësisht më 27 maj do të mbaj Kongresin e rregullt partiak ku do të zgjidhet lideri i partisë. Kjo parti ka hapur konkurs për lider partie dhe për anëtarë të këshillit qendror dhe mbikëqyrës, . Mbrëmë ka skaduar afati, ndërsa sipas burimeve të agjenisë META, Zoran Zaev është kandidati i vetëm që ka konkurruar për një mandat të ri në krye të socialdemokratëve, transmeton INA.
Në mbështetje të tij siç mësohet kanë dal të gjitha degët partiake. Më 17 maj do të vërtetohen propozim listat e kandidatëve për kryetar dhe anëtarë të organeve të tjera partiake, ndërsa më 27 maj do të zhvillohet kongresi i rregullt./ina