“Qytetarët zgjodhën drejtësi dhe jetë dhe me këtë të mbrojnë interesat e tyre dhe interesat e fëmijëve të tyre, që të jetojnë në një Maqedoni bashkëkohore, stabile, të sigurtë dhe të drejtë” thuhet në reagimin e LSDM-së ndaj deklaratave të VMRO-së.
“Tashmë po vjen një qeveri e të gjithë qytetarëve: maqedonasve, shqiptarëve, turqve, serbve, vllavëve, romëve, boshnjakëve etj, e cila do të mundësohet.
Të gjithë qytetarët e dinë se Gruevski i ka përdorur forcat e tij të fundit që t’i dëmtojë qytetarët dhe shtetin, por përpjekjet e dëshpëruara ishin që të shpëtojë vetveten.
U pa se gjithçka që ai thoshte ishte gënjeshtër. Nuk ka
federalizim, nuk ka kantonizim, nuk ka ridefinim.
Ka vetëm defaktorizim të qeverisë kriminele të VMRO-DPMNE-së, e cila i numëron orët deri në fundin e tyre politik”, thuhet në deklaratën e LSDM-së. /albeu