LSDM sot përmes një kumtese porosit se vullneti i qytetarëve të cilët në zgjedhje kanë votuar për përkrahje të Prokurorisë Speciale Publike duhet të respektohet.
Në kumtesë theksohet se mbi 612 mijë qytetarë kanë votuar për ndryshime, drejtësi dhe për përkrahje të PSP-së dhe janë shprehur kundër pushtetit të VMRO-DPMNE-së.
“Vullneti i shumicës së qytetarëve të Maqedonisë duhet të transformohet te institucionet”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.