“Luani agresiv dhe mbani topin”, zbulohet çfarë u tha Zidane lojtarëve ndeshjes ndaj Chelsea

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, është përpjekur që t’i motivojë lojtarët e tij para ndeshjes gjysmëfinale në Champions League.

Takimi kundër Chelseas do të luhet në orën 21:00 në Stamford Bridge. Reali udhëtoi drejt Londrës i vetëdijshëm se i duhet një rezultat pozitiv, duke e ditur se ndeshja e parë në Madrid përfundoi 1-1.

Luani shumë agresivë sepse ata janë mësuar kështu… shumë agresivë”, është kapur Zidane duke thënë nga kamerat e El Chiringuito.

“Dhe mos harroni, mbajeni topin, luani dhe shijojeni lojën me topin sepse kjo na ka sjellë këtu. Kështu ka qenë gjithmonë Real Madridi”, ka thënë Zidane.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu