Lugina Ihlara, vendi ku bashkohet historia me natyrën

Lugina Ihlara e cila ndodhet në mesin e kanioneve më të mëdha të botës dhe e cila të përkujton një muze të hapur natyror për shkak se ajo bashkon vendet historike me ato natyrore, me ngrohjen e motit është bërë fokusi i vëmendjes së turistëve vendas dhe të huaj, raporton Anadolu Agency (AA).

Me ngrohjen e motit turistë të shumtë vizitojnë Luginën Ihlara e cila ndodhet brenda kufijve të rajonit Güzelyurt të qytetit Akasaray dhe cilësohet si “Perla e Kapadokias”.

Të pasionuarit pas natyrës dhe historisë të cilët mbërrijë në këtë rajon nëpërmjet udhëtimeve të kompanive turistike dhe individuale pasi zbresin shkallët për 382 hapa në bazën e luginës kanë mundësinë të kryejnë ecje (trekking) në tre destinacione me 14.7 dhe 3.5 km.

Vizitorët gjithashtu kanë mundësinë të çlodhen buzë lumit Melendiz në mesin e bukurisë natyrore dhe historikë që ofron lugina si dhe të pozojnë ndërmjet këtyre bukurive për të përjetësuar këto momente.

Drejtori i kulturës dhe turizmit të qytetit Mustafa Doğan, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se Lugina Ihlara është një prej vendeve më të rëndësishëm të zonës së Kapadokias.

Pasi ka vënë në dukje se çdo vit e më shumë rritet interesi për luginën Doğan, është shprehur:

“Në etapën prej 14 kam të Luginës Ihlara vizitorët tanë mund të bëjnë një ecje të gjatë. Lugina herë pas here arrin në thellësinë 200 metra. Lumi Melendiz i cili kalon përmes luginës i shoqëron me zhurmën e tij vizitorët përgjatë gjithë ecjes. Në Ihalar ka edhe shumë kisha, ku vizitorët mund t’i vizitojnë dhe në të njëjtën kohë të ndjejnë edhe bukuritë e natyrës. Luginë me bukuritë natyrore, por edhe me ato historike dhe kulturore është një prej vendeve të rëndësishme në Kapadokia.”

“Këtë vit synojmë të tejkalojmë 500 mijë vizitorë”

Duke vënë në dukje se Ministria e Kulturës dhe Turizmit bashkë me prefekturën kanë kryer punime të rëndësishme që turistët të largohen të kënaqur nga lugina, Doğan, tha se “Me hapjen e sezonit të turizmit të këtij viti kemi patur një fluks të cilin nuk e kemi vërejtur për 10 vitet e fundit. Ka një fluks shumë të madh. Lugina në vitet e kaluar është vizituar nga 500 mijë vizitorë, ndërsa këtë vit ne synojmë që të tejkalojmë këtë shifër. Nëse ky fluks vazhdon si i tillë shpresojmë që të thyejmë rekord në numrin e vizitorëve në Ihlara.”

Ndërsa një prej vizitorëve të ardhur nga Ankaraja, Cemşit Rahmetoğlu, duke bërë të ditur se e ka pëlqyer shumë Luginën Ihlara është shprehur se “Kisha shumë dëshirë të vizitoja zonën e Kapadokias. Por për herë të parë kam gjetur mundësinë të vij këtu. Ky është një prej kanioneve më të mëdha në botë. Është një vend që duhet vizituar. Kemi ardhur këtu për tu çlodhur sepse kemi mbyllur edhe telefonat dhe jemi larg stresit. Ia rekomandoj të gjithëve që të vizitojnë këtë vend”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu